Buka e sofrës sonë!

Kthimi në origjinë është vetë ideja dhe filli ku gjithçka nisi.

Në Meridian veçse u vendos të krijohet dega më e re e Korporatës, e cila do të merrej me artin e prodhimit. Si rrjedhojë, aty u krijua dashuria për përgatitjen e ushqimit, veçanërisht të pjekurinave dhe bukës. Këtu u ngjall mjeshtëria e furrëtarëve të Kosovës, për prodhimin e bukëve dhe pjekurinave me cilësi Gjermane, me punën dhe ekspertizën Gjermane nga vetë ekspertët, që kontribuan në ridefinimin e cilësisë së bukës në Kosovë.

Tani Buka është bërë një ndër brendet më të respektuara Kosovare, që frymëzoi rrënjësisht të gjithë industrinë e prodhimit, nga mielli e të tjerat, që të ndryshojnë për të mirë.

Sot, Buka Bakery krenohet me pëlqyeshmërinë, konsumin dhe prodhimin e bukës dhe pjekurinave të saj.

Sepse gjithçka fillon nga Buka.

Misioni ynë

Misioni ynë është i thjeshtë

Të shërbejmë bukë dhe pjekurina të ndryshme të freskëta çdo mëngjes. Kështu rrjedhi edhe procesi i përgatitjes nga mjeshtërit tanë, i cili bëhet i tëri me pasion dhe dashuri.
Një zanat i menduar që bashkon shoqërinë përmes ushqimit dhe delikatesës që ne ofrojmë, kryesisht vjen nga bukëpjekësit tanë të cilët ushtrojnë dhe e trajtojnë stilin gjerman të procesit të gatimit, me produkte cilësore dhe kualitet në shije.

Buka është themeluar në maj të vitit 2012, dhe që nga atëherë është ende lider në prodhimin e bukës dhe pjekurinave, sinonim i cilësisë së lartë të bukës në Kosovë. Aktualisht Buka i ka mbi 100 punëtorë të punësuar, dhe gjithsej 16 pika, 15 prej të cilave janë të integruara në rrjetin e dyqaneve Meridian Express. Profesionalizmi i punëtorëve zhvillohet bashkë me trendet e zhvillimit të tregut.

Mënyra e prodhimit dhe përgatitjes së përbërësve bazë, janë të cilësisë së lartë, ku me ndihmën dhe bashkëpunimin e kompanisë gjermane të bukës dhe pjekurinave “Shneider”, më përvojë qindravjeçare u krijuan reçetat e ndryshme, mënyra e gatimit, dhe u vendosen standardet për një kualitet dhe shumëllojshmëri të bukës dhe të pjekurinave që më herët nuk kishte hasur vendi ynë. Gjatë 5 viteve të operimit, Buka është shndërruar në lider të tregut në 7 qytetet më të mëdha të Kosovës, duke shërbyer produkte cilësore me kualitet të lartë, nga e cila rrjedhë inovacioni i produkteve dhe përbërësve të shëndetshëm.

Buka Bakery është rrjet i gjerë i dyqaneve dhe lider në tregun Kosovar, e pajisur me çertifikata ndërkombëtare të standardeve ISO dhe HACCP, si dhe është shpërblyer me statusin “Super Brand Kosova”, duke u listuar si një prej brendeve më të pëlqyera të konsumatorëve në Kosovë.

E shëndetshme, e shijshme, e jona tregon dhe ushqen traditën tonë shumëvjeçare të përgatitjes së ushqimit, duke ofruar pjekurina të ndryshme, ëmbëlsira, bukë dhe kafe. Ne krijojmë lidhje afatgjatë me konsumatorët tanë përmes shërbimit cilësor, dhe ekspertizës së përgatitjes, atëherë kur ndjeshmëria e shqisave tona është nën ndikimin e saj.

Për t’ju shërbyer me më të mirat, Buka Bakery i përkushtohet kualitetit dhe cilësisë që ofron.